3. Fjalet e Urta 14:25

3.	Fjalet e Urta 14:25

3. Fjalet e Urta 14:25

Nje deshmitar qe thote te verteten shpeton jeten e njerezve, por nje deshmitar I rreme thote genjeshtra “

Sa do te doja qe pjesa e dyte e kesaj fjale te Urte te ishte dhe ne realitet kaq e thjeshte sa duket  ne pamje te pare . Por pjesa e pare e kesaj fjale urtesie na tregon shume qarte se nje genjeshter vret. Kemi degjuar shpesh neper lajme, libra policor, filma se duhet nje deshmitar okular ne menyre qe e verteta te jete sa me e vertete. Deshmitari sjell te verteten perpara atyre qe nuk kane qene pjese ne vend ngjarje . Dhe jo vetem kaq por deklarata e tij do ti japi drejtimin vendimit te gjyqtarit apo jurise. Pra nese deshmitari genjen ai do te denoje te pafajshmin dhe veten e tij nese zbulohet se ka genjyer.

Nese ne kuptojme kaq mire rendesin e te qenurit deshmitar ,ateher  pse e leme pas dore kete rol qe Jezusi na la ne te gjitheve;-

[1]Veprat 1:8  “ Por do te merrni fuqi kur Fryma e Shenjte do te vije mbi ju dhe do te me beheni deshmitare ne Jerusalem dhe ne gjithe Judene dhe Samarine dhe deri ne skajin e dheut.

Ceshtja eshte motra dhe vellezer  se ne po vrasim. Po, e tmerrshme ,por e vertete.

Cfare ,  nuk po genjejme ? Dhe pershkak se nuk po genjejme nuk po  vrasim,sic ben genjeshtari?

Ne fakt nje e vertete e pathene eshte e barabarte   me nje genjeshter te qendisur . Njerezit vdesin cdo dite pa njohur Perendin dhe ne qe duhet te jemi deshmitaret e tij nuk duhet te fleme te qete, nuk duhet te humbasim asnje mundesi per te cuar Ungjillin e Jetes, Lajmin e mire se Jezus Krishti ,vdiq dhe u Ringjall te treten dite, dhe ai na mundeson faljen dhe pranimin nga Perendia .

 

Pastor / Erion Cuni                                                          Tirane    Nentor   2014

share

Recommended Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *