4. Fjalet e Urta 3: 11-12

4.	 Fjalet e Urta 3: 11-12

4. Fjalet e Urta 3: 11-12

“ v11. Biri im, mos e percmo ndeshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij ,v12 . sepse Zoti qorton ate qe do, si nje baba djalin qe atij I pelqen .”

Sa e veshtire per tu pranuar kjo ! Sidomos ne moshe te re . Kujtoj veten ,kur isha 13 vjec. Nje nga djemte e lagjes kishte vjedhur nje sasi parash nga nje komshi , dhe une sebashku me dy shoke te tjere e zbuluam. Ajo qe beme  ishte dicka te cilen sot as nuk do ta sillja neper mend .Pasi e konfrontuam mikun tone hajdut I cili kishte te njejten moshe me ne, e detyruam ti shpenzonte parat  sebshku me ne. Dhe keshtu u be per rreth 3 dite udhetuam sa ne nje qytet ne tjetrin, hengrem,pime dhe defryem me parat e vjedhura. Derisa diten e 4 pasi I kishim shpenzuar te gjitha mesuam se mikun tone hajdut e kishin aarestuar dhe mbas pak presioni , ai kishte treguar edhe se me ke I kishte shpenzuar parate. Nuk kisha frike nga asnjegje ,pervec Babait . I druhesha Fjales qortuese te tij, dores se tij jo,sepse akoma nuk e kisha provuar ( ai kurre nuk me kishte goditur ) . Por ballafaqimi do te ndodhte sepse  ate e kishin thirrur prinderit e djalit hajdut sepse donin pjesen e parave te shpenzuara nga une.  Kur erdhi ne shtepi babai mu drejtua me keto fjale :- Pse e bere ? A nuk te kam plotesuar cdo nevoje ? Pse duhet te prishesh imazhin tone ? A nuk punoj cdo dite dhe asnjehere nuk kam mare dicka qe seshte e imja ? Nuk kisha fjale  ! Ishte hera e pare qe po analizoja me shpejtesin e drites fjalet e babait dhe pasojat e parashtruara.  Dhe papritur syte me leshuan xixa ! Ate  qe asnjehere nuk e kisha provuar por qe gjithmone e kisha  pritur qe mund te ndodhte ,ishte tani ne faqen time . Ne vitet qe do te vinin ajo nuk do te ndodhte asnjehere tjeter, por ajo qe nuk ndodhi gjithashtu  ishte perfshirja ime ne shoqeri jo te mira.  Ate dite mendova se babai ishte jo shume I drejte me mua, se une nuk kisha vjedhur, vetem kisha perfituar  nga nje femije budalla, ato leke prape do te ishin shpenzuar dhe nuk do ti ktheheshin te zotit.  Por sot e falenderoj babain tim , sepse pershkak te qortimit te tij ,une nuk mesova te mbledh para te pamerituara . Mesova te qendroj larg nje shoqerie te keqe e cila kur gjendet ne veshtiresi te braktis dhe te ben bashkefajtore ne gabimet e tyre. Ati yne qiellor e ka treguar dashurin e tij ndaj nesh, ne ate qe kur ne ende ishim mekatare ai e dha Birin e tij te vetemlindur qe kushdo qe beson ne te te mos humbase por  te kete jete te perjeteshme. Nuk ka dyshim ne dashurin e Tij ndaj nesh. Prandaj nese ai na qorton e ben sepse deshiron qe ne ta nderojme ate me nje deshmi te mire,qofte kjo nje deshmi ne jeten e perditeshme kur mekatojme, qofte kur Besimi yne sprovohet ne menyre qe te dalim me te forte dhe me nje mardhenie me te ngushte me Atin qiellor.

 

Pastor / Erion Cuni                                                                                 Tirane            Nentore 2014

share

Recommended Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *