1. Fjalet e Urta 13:4

1. Fjalet e Urta 13:4
“ Shpirti I Pertacit deshiron dhe nuk ka asgje, por shpirti I atyre qe jane te kujdesshem do te kenaqet plotesisht. “
Te gjithe deshirojme gjera. Pertac apo puntore apo te kujdeshem sic na thote vargu, por ndryshimi midis ketyre njerezve qendron tek pjesa qe vjen mbas deshires.Nese do ta lexonim kete keshill me nxitim dhe pa qendruar pak per te reflektuar mbi te, do te humbisnim esencen e saj . Duket sikur e mira qe ajo na percon eshte e vjeter dhe e njohur .:-po punove ke,po spunove ske . Ne fakt ajo na percon shume me shume sesa kaq ,pasi ajo nuk na sjell njeriun fizik por shpiritn e tij. Shpirti I njeriut eshte pjesa e padukshme e qenies se tij, por kjo pjese e ben gjithe fizikun e tij te punoj, me raste me kapacitet te plote dhe me raste vetem duke deshiruar apo enderruar pa ndermarre asnje aktivitet fizik per realizimin e ketyre deshirave. Shpirti Pertac dhe Shpirti I kujdesshem duket sikur nuk jane antonime ,por ne fakt jane me shume sesa antonime . Shpirti pertac eshte I prirur per te qene I njejte edhe ne jeten e perditeshme pasi mbetet I njejte me anen e tij fizike .Por nje shpirt I kujdesshem do te beje me shume sesa te punoj per ate qe deshiron. Ai do te sigurohet qe te gezoj veprat e tij. Tek [1]Fjalet e Urta 12 :27 na vjen nje tjeter keshille qe tregon ndryshimin midis pertacit dhe te kujdesshmit ;- “ Pertaci nuk e pjek gjahun e tij,por kujdesi per njeriun eshte nje pasuri e cmueshme “.
Ne duhet te jemi te kujdeshem, jo vetem puntore . Ndryshimi midis pertacit dhe puntorit patjeter eshte I madh, por te qenurit I kujdeshem eshte nje bekim edhe me I madh, pasi na ndihmon, jo vetem qe te arrijme ato qe deshirojme por edhe tu gezohemi arritjeve tona. Sidomos atyre shpirterore. Nese deri sot je lutur qe te jesh puntore dhe I sukseshem ne ato qe ben, kerkoji Perendise qe te te beje te kujdeshem ne menyre qe te gezosh fizikisht dhe Shpirterisht.
Pastor / Erion Cuni Tirane Nentore 2014
[1] [1] Bibla c) 2002 Shoqeria Biblike Shqiptare SH.B.SH. Tirane – Shqiperi
Recommended Posts

8. Fjalet e Urta 17: 13
September 30, 2017

7. Fjalet e Urta 11:25
September 30, 2017

6. Fjalet e Urta 3 :27-28
September 30, 2017