8. Fjalet e Urta 17: 13

8.	 Fjalet e Urta 17: 13

8. Fjalet e Urta 17: 13

E keqja nuk do te largohet nga shtepia e atij qe se mires I pergjigjet me te keqen

 

Kur e kam lexuar per here te pare kete fjale urtesie , jam mahnitur nga vertetesia e saj.Por fatkeqesisht  edhe jam merzitur shume pasi  e shoh shpesh here edhe ne jetet e shume antareve te kishave tona lokale.  Kush nuk do ta donte  te miren ne shtepine e tij ? Te gjithe do ta donim, por problemi qendron se shume njerez nuk arrijne ta kuptojne se tashme kane gjithe te mirat e mundeshme dhe ajo qe duhet te bejne eshte te fillojne ti gezojne ato. Jeta e ketyre njerezve I ngjan nje garuesi I cili nis me nje finish ne mendjen e tij por gjate rruges per atje ai ndryshon shpesh here drejtimin dhe si rezultat edhe vendin dhe distancen  e finishit te tij. Gara e ketyre njerezve nuk mbaron kurre ajo thjesht ndryshon distance  dhe vend finish . Keta garues do te vrapojne gjith jeten pa arritur te perfundojne garat e tyre ,do te rraskapiten dhe ne fund do te thone ; po cfare arrita ?Te tjere shikojne pamjaftueshmeri  ne gjithcka qe kane. Parate nuk mjaftojne kurre, rrobat nuk mjaftojne kurre, shkollat nuk mjaftojne kurre,makinat nuk mjaftojne kurre, karriera nuk ka fund kurre ! Ceshtja  eshte se shprehja “ e mira nuk ka fund kurre “ eshte shume e vertete ! E  vertet si per cdo gje tjeter qe ne e lejojme te behet e tille . Pasi  jemi ne ata qe vendosim kufirin e te mires ne jeten tone. Ajo qe eshte e mire per ne, ne sasi dhe cilesi  duhet te na sjelli gezim. Ideja per te patur gjithcka nuk eshte e keqe, ajo nuk lind si pasoj e mekatit, ajo eshte nje deshmi e realitetit ne te cilin Perendia na krijoi, ai na dha gjithcka, ta sundonim ,ta emeronim, ta shfrytezonim dhe ta shtonim ;ne kishim gjithcka !Por ne e humbem kete mundesi ,ne e dorezuam tek Ai qe pervec  gjerave tokesore perpiqet te na vjedhe edhe perjetesin tone .Ne duhet ta largojme ligesin nga jeta jone dhe nese e largojme nga vetja nuk do ta kemi as ne shtepine tone . Galatasit 5 :16 -26 na tregon qarte natyren dhe pasojat e te keqes dhe ligesis, por gjithashtu edhe natyren e Frymes dhe fryteve te saj.

 

Pastor  Erion Cuni                                                                Janar 2015

share

Recommended Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.