2. 3Fjalet e Urta 15 : 20
2. Fjalet e Urta 15 : 20
“ Biri I Urte gezon te atin,por njeriu budalla percmon te emen .”
Cfare keni menduar kur keni lexuar kete Fjale te Urte ? Personalisht kur e kam lexuar per here te pare nuk kam qendruar fare te mendoj mbi kuptimin e saj. Gati, gati mund te them se mendimi siperfaqsor ishte shume I thjeshte, ai qe snderon nenen, nuk nderon as babain ,dhe ai qe nderon babain patjter qe nderon nenen . Ose e bardhe ose e zeze ! A eshte kaq e thjeshte ? Edhe mundet ! Por jam I sigurte se ne jeten e perditeshme te gjithsecilit prej nesh nuk eshte keshtu. Te gjithe ne qe I kemi pasur te dy prinderit e dime shume mire se te gezosh zemren e Atit nuk eshte shume e lehte . Duhet ta njohesh mire Atin qe te gezosh zemren e tij! Po a mundemi ne me te vertet ? Ndoshta nese te lejon ! Ndoshta nese ta shfaq veten shume hapur ! Por perseri do te ishte shume e veshtire ! Pasi e verteta eshte se ne nuk lindim aq te zgjuar sa menjehere te kuptojme zemren e Atit, gjate gjithe jetes do te mesojme, e ky mesim do te ishte teper I veshtire pa ndihmen e saj qe budallai percmon ,nenes. Biri qe gezon zemren e Atit eshte nje bir me nje vleresim te madh per nenen e tij, nje bir qe ka nje mardhenie te ngushte gjithashtu . Por nje bir qe e percmon te emen do te deshtoje pikerisht per kete arsye te gezoje zemren e Atit.
A duam ne te gezojme zemren e Atit tone qiellor, ateher duhet te kemi kujdes dhe te mos behemi budallenj qe te percmojne nusen e tij Kishen . Te qenurit pjese e saj, do te na ndihmoje cdo dite e me shume te kuptojme sesi ta gezojme zemren e Atit .
Pastor / Erion Cuni Tirane Nentore 2014
Recommended Posts
8. Fjalet e Urta 17: 13
September 30, 2017
7. Fjalet e Urta 11:25
September 30, 2017
6. Fjalet e Urta 3 :27-28
September 30, 2017