5. Fjalet e Urta 4:23

5.	 Fjalet e Urta  4:23

5. Fjalet e Urta  4:23

“Ruaje zemren tende me shume kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetes “.

Me ka pelqyer gjithmone ky varg, aq sa e kam vendosur tek dera e frigoriferit te shtepise tone, per  ta patur gjithmone perpara syve dhe per ti kujtuar vetes  kete fjale urtesie teper te rendesishme per zemren time. Vendi ku jam rritur eshte i mbushur plot me burime uji te pastra dhe te fresketa. Sa here qe udhetonim neper kodrat  apo drejt malit te Tomorrit pushimet tona ishin te paravendosura pikerisht nga burimet e ujit qe gjendeshin ne rrugen tone.  Ne to clodheshim , freskoheshim dhe rimernim fuqi per te vazhduar rrugen neper terrenet e veshtira  qe shtriheshin perpara nesh. Zemra jone eshte n je depozit e madhe  deshirash dhe qellimesh, dhe jane pikerisht keto thesare qe akumulojme brenda zemres tone te cilat percaktojne pushimet e jetes tone. Cfare thesaresh ke akumuluar ne zemren tende? A jane te pastra dhe te fresketa per shpirtin tend ? Apo jane thesare qe te rendojne cdo dite e me shume ?[1] Fjalete e Urta 5:22 “ I pabesi zihet nga vete paudhesite e tij dhe mbahet nga litaret e mekatit te tij “. Keshilla na thote ta ruajme zemren tone, dhe ne e dime se kjo eshte e veshtire . A na e ka lene Perendia kete detyre kaq te rendesishme  ta permbushim vete ?    [2]Gjoni 14:16-17 “ Dhe une do t’i lutem Atit dhe Ai do t’ju jape nje ngushellues tjeter,qe do te qendroje me ju, Frymen e se vertetes qe bota nuk mund ta marre,sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh;por ju e njihni,sepse qendron me ju dhe do te jete ne ju “.  Perendia nuk na ka lene ne asnje moment vetem . Ngushelluesi nuk eshte vetem nje Fryme paqeje dhe miresie e cila na ben te ndihemi mire. Ai eshte nje Fryme plot me fuqi :-[3] Veprat  1:8Por do te merrni fuqi kur Fryma e shenjte do te vije mbi ju dhe do te beheni deshmitare ne Jerusalem dhe ne gjithe Judene dhe Samarine dhe deri ne skajin e dheut”.                   Ruajtja e zemres tone konsiston ne te qendruarit me Perendine ,ne tembushurit e shpirtit tone me Frymen e tij e cila vjen tek ne me ane te Fjales se Perendise. Nese zemra jone eshte e mbushur me deshira sipas vullnetit te Perendise ateher ajo do te jete nje burim ku ne pushojme ,rifreskohemi dhe marim fuqi per te vazhduar sa here qe ecja jone veshtiresohet nga sfidat  qe ju ngjajne terreneve malore dhe te thepisura,por qe kur ju arrijme majen na japin nje pamje madheshtore dhe nje kenaqesi te pashpjegueshme  arritje te cilen kurre sdo ta kishim perjetuar pa burimet  gjate rruges tone.

 

Pastor / Erion Cuni                                                                                 Tirane ,   Nentore  ,   2014

share

Recommended Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.